sqen

Thirrje e hapur: Shërbim ekspertize në jurinë e Konkursit Kombëtar mbi Sipërmarrjen Rinore

Qendra Youth Act, në mbështetje nga Agjencia Kombëtare e Rinisë është angazhuar në zbatimin e projektit “Rinia Novatore dhe Sipërmarrëse”, i cili fillon më datë 14 Dhjetor 2022 dhe mbaron më 13 Tetor 2023. Qëllimi i përgjithshëm i projektit është promovimi i kulturës së sipërmarrjes tek të rinjtë përmes nxitjes së ideve inovatore teknologjike, konkurrencës së barabartë dhe mbështetjes së modeleve të suksesshme në biznes.
Objekti:
Angazhimi i 5 ekspertëve në total në 1 ditë pune, në cilësinë e anëtareve të jurisë së Konkursit Kombëtar mbi Sipërmarrjen Rinore.
Qëllimi i pozicionit:
Ekspertët e angazhuar nën rolin e anëtarëve të jurisë do të mbikëqyrin dhe zhvillojnë më tej idetë inovative bazuar në modelin STEAM.

Kohëzgjatja e kontratës:
Ekspertët do të angazhohen gjithsej në 1 ditë pune secili në fund të muajit Shtator 2023.

Detyrat dhe përgjegjësitë
– Të vlerësojnë idetë inovative të krijuara nga vetë të rinjtë pjesëmarrës;
– Të japin sugjerime e orientime për zhvillim më tej të idesë së biznesit.
– Të përpunojnë raportin përfundimtar të aktivitetit si dhe të identifikojnë idetë më të mira.

Kualifikimi dhe eksperienca:
– Të kenë eksperiencë në aktivitete pitching, scouting dhe bootcamp etj.;
– Të ketë aftësi organizative dhe komunikuese.
– Të ketë arsim të lartë në fushën e marketingut, menaxhimit ose të IT.

Dokumentet e nevojshëm për aplikim:
– CV e aplikantit;

Afatet dhe dorëzimi i aplikimit
– Aplikimi duhet dorëzuar brenda datës 15 Shtator 2023.
– Aplikimi mund të dërgohet me email në adresën [email protected], ose me postë apo dorazi në adresën Rruga “Frang Bardhi” Selitë-Tiranë.