Më datë 04.10.2023 u zhvillua debati i parë i hapur me temë: “Të rinjtë dhe varësitë nga teknologjitë: domosdoshmëria vs argëtimi” në Universitetin Barleti. Pjesëmarrës ishin 81 të rinj, punëtorë të rinj por edhe të rinj të papunë. Ekspertja znj. Elda Mamoci si dhe moderatorja e këtij aktiviteti hapi një diskutim me të pranishmit mbi domosdoshmërinë e teknologjisë. Sa të rinj e përdorin vërtet për gjëra të rëndësishme dhe sa të tjerë e përdorin vetëm për argëtim. Eksperti theksoi alarmin që është ngritur në përgjithësi për keqpërdorimin e teknologjisë, veçanërisht nga brezi i fëmijëve dhe të rinjve. Teknologjia shpesh është kthyer në burim rreziku për mirëqenien psiko-emocionale të të rinjve dhe mediat në shumë raste kanë dhënë alarmin. Të rinjtë pjesëmarrës identifikuan raste në të cilat teknologjia i ka ndihmuar vërtet të kryejnë detyra apo punë të tjera, por gjithashtu kanë pranuar hapur se një pjesë e mirë e tyre e përdorin atë për t’u argëtuar.











