Në datën 8 Nëntor 2024 Qendra Youth Act zhvilloi takimin e parë online mbi Laborët e Politikave Rinore në nivel Rajonal. Në këtë takim morën pjesë përfaqësues të vendeve të Ballkanit Perëndimor, si këshilla rinor, Organizata të Shoqërisë Civile, aktivistë të cilat kanë të rinjtë në fokusin e tyre. etj
Laboratorët e Politikave Rinore do të realizohen në 5 shtete partnere të projektit RYDE
Në këtë takim të parë pjesëmarrësit u njohën me gjetjet dhe rekomandimet e bëra në hulumtimin mbi politikat rinore dhe proceset e politikëbërjes në Ballkanin Perëndimor, në kuadër të Projektit “Regional Youth Dialogue for Europe” i cili financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet në: Serbi, Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Veriut dhe Bosnje Hercegovinë.
Gjatë takimit u diskutua gjithashtu rreth nismave rinore që institucionet përgjegjëse për Rininë kanë vënë në funksion si dhe u dhanë rekomandime të cilat mund të reflektohen më vonë dhe në dokumente zyrtare
Qendra Youthact
