Në kuadër të projektit “YOUth Acting”, Drejtoresha e Qendrës Youth Act, znj.Sabina Borakaj, u takua me znj. Fabiola Deliaj, Koordinatore për Cështjet e BE-së në Bashkinë Vlorë.
Gjatë takimit u diskutua për aktivizimin e të rinjve në qytetin e Vlorës të cilët ndjekin aktivitetet e planifikuara në kuadër të angazhimit vullnetar. Ky projekt synon sensibilizimin e të rinjve e grupeve të ndryshme komunitare për vullnetarizmin, duke u përqendruar në rritjen e ndërgjegjësimit dhe aktivizmit rinor në maratonë vullnetare si dhe ngritjen e Volunteer Info Point pranë Bashkisë Vlorë. Në takim u identifikua dhe pika e vendosjes së info Point e cila do të jetë në dispozicion të të rinjve nga muaji Korrik 2022.
Projekti “YOUth Acting” zbatohet nga Qendra Youth Act në partneritet me Qendrën e Shërbimeve Sociale Kukës dhe Qendrën e Informacionit Aarhus-Shkoder, si dhe financohet nga Lëviz Albania, një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC.