sqen

Takim në Bashkinë Shkodër në kuadër të projektit “YOUth Acting”

Në kuadër të projektit “YOUth Acting”, Drejtoresha e Qendrës Youth Act, znj.Sabina Borakaj, së bashku me drejtoreshën e Qendrës së Informacionit AARHUS-Shkodër znj. Alminda Mema, zhvilluan një takim me Kryetarin e Bashkisë Shkodër, Z. Bardh Spahia.

Gjatë takimit u diskutua për aktivizimin e të rinjve në qytetin e Shkodrës të cilët ndjekin aktivitetet e planifikuara në kuadër të angazhimit vullnetar. Ky projekt synon sensibilizimin e të rinjve e grupeve të ndryshme komunitare për vullnetarizmin, duke u përqendruar në rritjen e ndërgjegjësimit dhe aktivizmit rinor në maratonë vullnetare si dhe ngritjen e Volunteer Info Point pranë Bashkisë Shkodër. Në takim u identifikua dhe pika e vendosjes së info Point e cila do të jetë në dispozicion të të rinjve nga muaji Maj 2022.

Projekti “YOUth Acting” zbatohet nga Qendra Youth Act në partneritet me Qendrën e Shërbimeve Sociale Kukës dhe Qendrën e Informacionit Aarhus-Shkoder, si dhe financohet nga Lëviz Albania, një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC.