sqen

Takim në Bashkinë Kukës, në kuadër të projektit “YOUth Acting”

17 Janar 2022 – Qendra Youth Act, në partneritet me Qendrën e Shërbimeve Sociale Kukës dhe Qendrën e Informacionit Aarhus-Shkoder, ka nisur zbatimin e projektit “YOUth Acting”, i financuar Lëviz Albania, një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC. Në kuadër të këtij projektit përfaqësues të Qendrës Youth Act zhvilluan një takim me Zv/ Kryetarin e Bashkisë Kukës. Në këtë takim u prezantua qëllimi i këtij projekti si dhe u diskutua rreth angazhimit rinor në projekte të ndryshme vullnetare.

Gjithashtu, në bashkëpunim me Bashkinë Kukës identifikuam një pikë të përshtatshme “Info Point”, për të rinjtë e qytetit të Kukësit të cilët do ta përdorin si këndin e tyre të vullnetarizmit, dhe që do të funksionojë edhe pas përfundimit të këtij projekti.

Ftohen të gjithë të rinjtë të bëhen pjesë e aktiviteteve që do të zhvillohen në vijim, duke dhënë kontributin e tyre maksimal për një komunitet me të rinj aktiv.