3 të rinj vullnetar të Qendrës Youth Act kanë ndjekur Shkollën katërditore të avokimit #YouthAdvocacySchool e cila u realizua me synimin për të fuqizuar të rinjtë, të cilët janë të interesuar në fushën e shëndetit mjedisor dhe ndryshimeve klimatike, dhe që shohin dhe përpiqen për ndryshime në këtë fushë. 25 pjesëmarrës nga 13 vende të ndryshme, me prejardhje të ndryshme profesionale, punuan së bashku për të gjetur zgjidhje të mundshme për të shpëtuar planetin nga fatkeqësitë e mëdha të shkaktuara nga njeriu dhe ngjarjet ekstreme të motit. Ekspertët e ftuar që punojnë në OBSH Europe gjithashtu kontribuan në këtë ngjarje, duke pasuruar përmbajtjen me njohuritë dhe përvojën e tyre.
Rezultati i kësaj shkolle është një bashkim i tre Deklaratave të Politikave rinore, të cilat u krijuan gjatë trajnimit dhe një grup avokatësh të rinj, të pajisur siç duhet dhe të trajnuar.