Në vijim të Sesionit Informues të zhvilluar nga organizata CDF, si pjesë e projektit RYDE, dhe bazuar në interesin e shprehur nga pjesëmarrësit, Qendra Youth Act në bashkëpunim me Akademia AIEN do të organizojnë një Sesion Informues Online më 19 Prill, ora 12:00.
Ky sesion do të jetë i dedikuar vetëm për organizatat në Shqipëri dhe do të ofrojë mundësinë për të sqaruar çdo paqartësi në lidhje me thirrjen e hapur për projekt-propozime për Fondin Rinor – Iniciativat Rinore Lokale.
🔗 Më shumë informacion rreth thirrjes:
Hapet thirrja për projekt-propozime
📅 Data: 19 Prill
⏰ Ora: 12:00
📍 Platforma: Zoom
🔗 Linku për t’u bashkuar: Kliko këtu
Ftojmë të gjitha organizatat që nuk patën mundësi të marrin pjesë në sesionin e parë, si dhe ato që kanë ende pyetje dhe paqartësi mbi procesin e aplikimit.
Qendra Youthact
