sqen

Projekti “Rinia për Agrobiodiversitetin”: Vizitë studimore në ferma

Në kuadër të projektit u organizuan vizita studimore në ferma, struktura agroturizmi dhe kantina lokale në 5 qytetet e projektit: Shkodër, Fier, Korçë, Berat dhe Vlorë.

Në këtë aktivitet morën pjesë 10 nxënës nga secila shkollë partnere, të cilët patën mundësinë të njihen nga afër me praktikat e bujqësisë së qëndrueshme, prodhimin lokal dhe rëndësinë e ruajtjes së agrobiodiversitetit. Vizitat u konceptuan si një eksperiencë praktike dhe edukative, duke i lidhur të rinjtë drejtpërdrejt me fermerë, sipërmarrës lokalë dhe profesionistë të sektorit agro-ushqimor. Gjatë vizitave, pjesëmarrësit u informuan mbi proceset e kultivimit të produkteve vendase, ruajtjen e farave tradicionale, menaxhimin e fermave dhe mënyrat se si agroturizmi dhe prodhimi lokal kontribuojnë në zhvillimin ekonomik dhe mbrojtjen e mjedisit. Të rinjtë patën gjithashtu mundësi të zhvillojnë diskutime me përfaqësuesit e fermave dhe kantinave mbi sfidat dhe mundësitë që ofron sektori i bujqësisë së qëndrueshme në Shqipëri. Kjo eksperiencë ndikoi pozitivisht tek pjesëmarrësit, duke nxitur interesin e tyre për bujqësinë e qëndrueshme, punën në komunitet dhe rëndësinë e mbrojtjes së burimeve natyrore për brezat e ardhshëm.