Në datën 15 Nëntor 2024, Qendra Youth Act në kuadër të projektit “Regional Youth Dialogue for Europe, i financuar nga Bashkimi Evropian, realizoi takimin online mbi gjetjet kryesore të Analizës Krahasuese të Politikave të Rinisë në Ballkanin Perëndimor. Në këtë aktivitet morën pjesë 13 persona që përfaqësonin institucionet rinore, organizatat jo fitimprurese, këshillat rinorë dhe institutet e tjera të angazhuara në politikëbërje.
Analiza Krahasuese e Politikave të Rinisë në Ballkanin Perëndimor (BP) u realizua në kuadër të projektit Dialogu Rajonal i Rinisë për Evropën (RYDE) të cilin e financoi Bashkimi Europian (2023- 2026). Projektin e udhëhoqi Fondacioni Qendra për Demokraci nga Serbia, në bashkëpunim me organizatat partnere të shoqërisë civile (OSHC) nga Ballkani Perëndimor, në mesin e të cilave janë Akademia e Integrimeve dhe Negociatave Evropiane (Shqipëri), Qendra Youth Act (Shqipëri), Iniciativa Kosovare për Stabilitet (Kosova*1), Rrjeti i Iniciativave Progresive (Bosnjë dhe Hercegovinë), Fondacioni i Qendrës Informative të OJQ-së (Maqedonia e Veriut), dhe Akademia Rajonale për Zhvillimi Demokratik (Serbi). Projekti synon të fuqizojë të rinjtë dhe OSHC-të, veçanërisht organizatat për të rinjtë, që të marrin pjesë aktive në dialogun e strukturuar me vendimmarrësit, për të përmirësuar bashkëpunimin e të rinjve në Ballkanin Perëndimor dhe për të promovuar vlerat demokratike dhe përfitimet politike, ekonomike dhe sociale të integrimeve evropoiane për shoqëritë e Ballkanit Perëndimor.
Kjo analizë synon të ofrojë një pasqyrë të detajuar krahasuese në politikat publike që kanë të bëjnë me të rinjtë/rejat në Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë, Kosovë*, Mal të Zi, Maqedoni të Veriut dhe në Serbi, duke përfshirë dokumentet e politikës siç janë strategjitë, planet e veprimit dhe ligjet. Analiza e vlerëson harmonizimin e masave të përshkruara në këto politika për të rinjtë me fusha të tjera të rëndësishme të politikës dhe vlerëson harmonizimin e këtyre politikave me nevojat e të rinjve, qëllimet e zhvillimit të qëndrueshëm (SDGs) dhe nevojën për ndërtimin e qëndrueshmërisë sociale. Kjo analizë poashtu formulon rekomandimet për përmirësimin e politikave publike në secilën fushë të mbuluar nga ky hulumtim.
Përfaqësuesit e pranishëm iu prezantuan gjetjet kryesore të anketës dhe ata theksuan se ky aktivitet është shumë i rëndësishëm dhe se është bërë një punë e madhe për të rinjtë dhe institucionet.
FINAL Survey Publication English Version
RYDE24 Survey Summary Report – ALBANIAN
Qendra Youthact


