sqen

“Maratona 48-orëshe” e vullnetarizmit në Shkodër

Një energji jashtëzakonisht pozitive u përcoll nga të rinjtë e shkollës së mesme “OSO KUKA”, dhe falë bashkëpunimit të stafit të saj, gjatë maratonës 48 orëshe të vullnetarizmit rinor në Shkodër.

Gjatë datave 27 dhe 28 tetor u organizuan:

👉Panairi i ndërgjegjësimit vullnetar ku të rinjtë realizuan piktura dhe slogane për rëndësinë e përfshirjes në vullnetarizëm.

👉Aktivitete sportive nga më të ndryshmet për gjithëpërfshirjen dhe kundër bullizmit.

👉Aktivitete me fëmijët në Spitalin Pediatrik Shkodër duke i dhuruar atyre kohë, lojëra, dashuri dhe dhurata simbolike.

👉Aktivitete me gjyshet dhe gjyshat e Shtëpisë së të moshuarve Shkodër me të cilët ndanë eksperienca, u dhanë mesazhe, u lexuan poezitë e shkruara nga njëri nga pjestarët e kësaj shtëpie dhe nuk mund të largoheshim pa pakëz valle e hare. Atyre iu dhuruan edhe 40 libra që do ti shtohen bibliotekës që kanë. Kjo maratonë u realizua në kuadër të projektit “YOUth Acting” i cili financohet nga Leviz Albania, një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, SDC dhe zbatohet nga Qendra Youth Act në partneritet me Qendra Aarhus Shkoder dhe Qendra E Grave Kukes.

Këto aktivitete kanë për qëllim nxitjen, promovimin, mbështetjen dhe institucionalizimin e vullnetarizmit rinor si eksperienca përfituese shumë dimensionale për të gjithë ata që japin dhe marrin!Urojmë që kjo frymë humane të vazhdojë përtej projektit dhe të bëhet pjesë e jetës së përditshme të rinisë tonë!