sqen

Krijohet “Volunteer Info Point” i parë në Kukës

Në kuadër të projektit “YOUth Acting”, është krijuar “Volunteer Info Point” i parë në qytetin e Kukësit, i cili do të jetë vendi ku të rinjtë do të kenë mundësi të organizojnë takime dhe aktivitete të cilat lidhen me vullnetararizmin. Një grup të rinjsh ishin prezent, për të parë nga afër Info Point e për të shënuar fillimin e aktivizimit të tyre si qytetarë të denjë që ushtrojnë vullnetarizmin.

Projekti “YOUth Acting”, financohet nga Leviz Albania, një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, SDC dhe zbatohet nga Qendra Youth Act në partneritet me Qendra Aarhus Shkoder dhe Qendra E Grave Kukës.