sqen

Krijohet “Volunteer Info Point”në Korçë

Ngritja e “Volunteer Info Point” dhe paisja me infrastrukturën e nevojshme për ofrimin e shërbimit të informimit komunitar në Korçë, është pjesë e projektit “YOUth Acting” i cili financohet nga Leviz Albania, një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, SDC dhe zbatohet nga Qendra Youth Act në partneritet me Qendra Aarhus Shkoder dhe Qendra E Grave Kukës.

Projekti ka për synim nxitjen, promovimin, mbështetjen dhe institucionalizimin e vullnetarizmit në 4 qytete, Korçë, Vlorë, Shkodër dhe Kukës. Kjo pikë informimi për vullnetarizmin është vendosur në Bibliotekën e Korçë , infrastrukturë e menaxhuar nga Bashkia Korçë, e cila do të jetë në funksion të strategjisë së funksionimit të rrjetit vullnetar, për të garantuar informacion, vijueshmëri dhe angazhim rinor të qëndrueshëm drejt vullnetarizmit.