sqen

Hapet thirrja për vullnetar, projekti BeWell@DIGITAL

Qendra Youth Act në kuadër të projektit BeWell@DIGITAL i financuar nga Erasmus+ hap thirrjen e parë për vullnetar. Kjo thirrje është për të gjithë të rinjtë që bashkëpunojnë midis tyre në platformën online e cila do të krijohet shumë shpejt. Vullnetarët e përzgjedhur do të trajnohen për 40 orë mbi zbatimin e shërbimeve këshillimore. Qendra Youth Act do të përzgjedh konsulentët profesionist të ardhshëm me përvojë në fushën e mjeksisë dhe/ose psikologjisë.

Projekti BeWell@DIGITAL ka për qëllim përmirësimin e statusit të shëndetit mendor të të rinjve (nga Shqipëria, Mali i Zi dhe Bosnje Hercegovina) duke fuqizuar të rinjtë për të arritur aftësitë në rutinën arsimore dixhitale dhe zhvillimin e karrierës, krijimin e shërbimeve mbështetëse të këshillimit për shëndetin mendor dhe krijimin e kapaciteteve të reja dhe mundësive të punësimit për të rinjtë që punojnë në fushën e dixhitalizimit, të gjitha të përmirësuara nga eksperienca novatore e edukimit jo-formal.

Ftohen të rinjtë të interesuar të aplikojnë duke shprehur interesin e tyre në adresën [email protected]