Në kuadër të projektit “MALLAKASTËR” Olive Oil Experience i financuar nga Kooperacioni Italian (AICS) në Bylis u zhvillua një takim me prodhues lokalë të vajit të ullirit nga zona e Mallakastrës, në kuadër të procesit të identifikimit të prodhuesve pilot dhe vlerësimit të nevojave të tyre për trajnim dhe mbështetje.
Takimi shërbeu si një hap i rëndësishëm për ndërtimin e bashkëpunimit me komunitetin lokal dhe diskutimin mbi mënyrat e promovimit të vajit autokton Kalinjot, forcimit të identitetit territorial “MALLAKASTËR” dhe zhvillimit të turizmit kulturor dhe rural në zonë.
Gjatë aktivitetit u diskutua gjithashtu mbi rëndësinë e krijimit të një identiteti të përbashkët territorial që lidh produktet lokale, trashëgiminë kulturore dhe turizmin e qëndrueshëm, duke krijuar mundësi të reja për promovimin ekonomik të Mallakastrës. Projekti synon të mbështesë prodhuesit lokalë përmes trajnimeve, promovimit digjital dhe zhvillimit të një modeli të qëndrueshëm bashkëpunimi mes komunitetit, kulturës dhe sipërmarrjes lokale.
Qendra Youthact


