sqen

Prezantimi i rekomandimeve mbi Pjesëmarrjen Rinore në Nivel Kombëtar

Në datën 17 Janar, Qendra Youth Act realizoi aktivitetin e tretë në nivel Kombëtar mbi “Pjesëmarrjen Rinore. Gjatë këtij takimi u prezantua pgjithë rrugëtimin që nga fillimi i këtyre aktiviteteve, si dhe sfidat e hasura gjatë zbatimit. Gjithashtu, uparaqitën rekomandimet përfundimtare të dhëna nga vetë pjesëmarrësit, të cilat do të dërgohen në institucionet përkatëse.

Pjesëmarrësit shprehën mirënjohje për këtë cikël aktivitetesh, të realizuara me përkushtim dhe seriozitet, dhe premtuan që në takimet e tyre profesionale do të ndajnë këtë përvojë dhe këto rekomandime me aktorët e interesit dhe të rinjtë aktivistë.

Ky aktivitet u realizua në kuadër të  projekti “Regional Youth Dialogue for Europe” i financuar nga Komisioni Evropian.