MALLAKASTRA E FSHEHUR

Qendra Youth Act më 10 Tetor 20206, në fshatin Klos mori pjesë në aktivitetin “Hidden Mallakastër”, ku përmes stendës së saj promovoi projektin “Mallakastra Olive Oil” dhe vajin e ullirit Kalinjot, projekt i financuar nga Bashkimi Evropian dhe me mbështetjen e Agjencisë Italiane për Bashkëpunim dhe Zhvillim (AICS).

Gjatë aktivitetit, vizitorët patën mundësinë të njiheshin më nga afër me projektin, të merrnin informacion mbi veçoritë dhe vlerat e vajit të ullirit Kalinjot, si dhe të provonin produktin përmes degustimit të organizuar në stendën e Youth Act. Promovimi i vajit të ullirit Kalinjot synon të rrisë njohjen dhe vlerësimin e këtij produkti karakteristik të Mallakastrës, duke afruar konsumatorët me traditën e prodhimit vendas dhe cilësitë e tij. Aktiviteti “Hidden Mallakastër” solli së bashku historinë, trashëgiminë kulturore, gastronominë, prodhuesit dhe artizanët vendas, duke promovuar potencialin turistik dhe ekonomik të zonës. Përmes këtyre aktiviteteve, Youth Act vijon të mbështesë promovimin e vajit të ullirit Kalinjot dhe vlerësimin e produkteve autentike të Mallakastrës.