Qendra Youth Act, partnere e “Portoroz Youth Health Forum 2026” hap thirrjen për të rinj nga Shqipëria që dëshirojnë të bëhen pjesë e Portorož Youth Health Forum 2026, në datat 21-23 Shtator 2026, një forum ndërkombëtar i dedikuar shëndetit të të rinjve, punës rinore, advokimit dhe bashkëpunimit ndërkombëtar.
Forumi do të zhvillohet në Portoroz, Slloveni, në shtator 2026, dhe do të mbledhë të rinj, profesionistë të shëndetit, organizata dhe ekspertë nga vende të ndryshme të Europës. Programi do të fokusohet në tema si promovimi i shëndetit, parandalimi, edukimi shëndetësor, politikat rinore dhe roli i të rinjve në krijimin e komuniteteve më të shëndetshme.
Qendra Youth Act do të përzgjedhë 5-6 pjesëmarrës nga Shqipëria me të gjitha kostot të mbuluara. Përzgjedhja do të bëhet bazuar në motivimin e aplikantëve, interesin e tyre për temat e forumit dhe përfshirjen në aktivitete rinore, shëndetësore apo komunitare.
Të gjithë kandidatët e interesuar do të duhet të dorëzojnë aplikimin e tyre përmes formularit zyrtar të aplikimit për PYHF, i cili është i disponueshëm në këtë link.
PYHF 2026 organizohet në kuadër të Planit Vjetor të Punës të YHO, i mbështetur nga European Youth Foundation i Këshillit të Evropës.
PYHF 2026 financohet nga Bashkimi Evropian përmes programit Erasmus+, me mbështetjen e agjencisë kombëtare MOVIT.
Ide dhe Objektiva
Qëllimi i Forumit Rinor për Shëndetin në Portorož 2026 është të fuqizojë dhe të përmirësojë aftësitë e avokatëve të shëndetit të të rinjve dhe punonjësve të shëndetit të të rinjve, me fokus në parandalimin dhe promovimin e shëndetit, kërkimin shkencor dhe përdorimin e të dhënave përkatëse, rrjetëzimin, advokimin, fushatat ndërgjegjësuese dhe hartimin e politikave.
Qëllimet kryesore të Forumit Rinor për Shëndetin në Portorož janë:
- Të fuqizojë punonjësit e rinisë duke forcuar kapacitetet e tyre në fushat e promovimit të shëndetit, kërkimit, rrjetëzimit, advokimit, fushatave ndërgjegjësuese dhe hartimit të politikave.
- Të rrisë njohuritë dhe aftësitë e punonjësve të shëndetit të të rinjve në zhvillimin dhe zbatimin e ndërhyrjeve për shëndetin e të rinjve, hartimin e zgjidhjeve inovative shëndetësore për të rinjtë dhe udhëheqjen e fushatave efektive të advokimit, me synim ndikimin në hartimin e politikave dhe garantimin e përfshirjes kuptimplotë të të rinjve në çështjet që lidhen me shëndetin.
- Të rishikojë Deklaratën ekzistuese Evropiane për Punën Rinore në Fushën e Shëndetit, e cila përmban deklarata dhe rekomandime për qeveritë, vendimmarrësit dhe organizatat ndërkombëtare. Kjo deklaratë u hartua gjatë forumit të parë të zhvilluar në vitin 2023 dhe PYHF 2026 do të ofrojë mundësinë për ta përditësuar dhe forcuar atë me gjetje, këndvështrime dhe drejtime të reja strategjike.
- Të krijojë një qendër bashkëpunimi dhe inovacioni në fushën e shëndetit të të rinjve, e cila do të kontribuojë në përmirësimin e mëtejshëm të bashkëpunimit rinor në këtë fushë dhe në forcimin e perspektivës ndërkombëtare dhe të kuptuarit global të çështjeve që lidhen me shëndetin e të rinjve.
PYHF 2026 do të zhvillohet në Boutique Hotel Portorose.
I gjithë programi i forumit, përfshirë sesionet, pushimet e kafesë dhe drekat, do të organizohet në ambientet e hotelit.
Për më shumë informacion mbi Forumin ju mund të vizitoni faqen zyrtare.







