Donatori: The Balkan Forum
Kohëzgjatja: Shkurt – Prill 2022
Rreth projektit: Qëllimi i përgjithshëm i projektit lidhet me ndërgjegjësimin e të rinjve në zbatimin e aktiviteteve të cilat synojnë mbrojtjen e mjedisit kryesisht ndaj mbetjeve të plastikës. Projekti do të zbatohet në zonën ndërkufitare ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës, duke krijuar dhe promovuar traditën e “Volunteerism Marathon Day” përmes aktivizimit të të rinjve si një komunitet që duhet të ndërmarrë nisma dhe të luajë një rol të rëndësishëm në zhvillimin e komunitetit.