Trajnohen nxënësit e gjimnazit “Raqi Qirinxhi” në Korçë

[su_slider source=”media: 2049,2050,2051,2052,2053,2054,2055,2056,2057″ responsive=”no” title=”no” pages=”no”]

Në  kuadër të  projektit “Të Rinjtë Kundër Korrupsionit”, stafi i Youth Act zhvilloi trajnimin e rradhës me klubin e nxënësve të Gjimnazit “Raqi Qirinxhi ”në Korçë. Trajnimi kishte si qëllim edukimin e të rinjve mbi çështjet e anti-korrupsionit.

Gjatë trajnimit nxënësit u njohën edhe me angazhimet që kanë marrë shtetet e tjera për të luftuar korrupsionin, duke i marrë si shembuj pozitive. Së bashku ata do të krijojnë një plan veprimi për praktikat më të mira advokuese kundër korrupsionit në qytetin e tyre. Disa nga çështjet kryesore që u trajtuan ishin edhe përkufizimet e korrupsionit nga nxënësit, si  e mendojnë ata, cenimi i të drejtave të njëriut nga ky fenomen si edhe u diskutuan menyrat më efikase  se si mund të  ngremë intolerancën publike ndaj korrupsionit.

Gjithashtu, u lançua edhe konkursi i esese,i pankartave dhe fletëpalosjeve i cili do të promovojë idetë e të rinjve mbi tematikat e korrupsionit.

Punimet më të mira të nxënësve  do të bëhen pjesë  e Panairit të Ideve  dhe të Konferencës Finale që do të mbahet në Muajin Maj në Tiranë.