Trajnimi i nxënësve në Gjimnazin “Halim Xhelo”, Vlorë

[su_slider source=”media: 2100,2101,2102,2103,2104,2105,2106,2107″ responsive=”no” title=”no” pages=”no”]

Në  kuadër të  projektit “Të Rinjtë Kundër Korrupsionit”, stafi i Youth Act zhvilloi trajnimin e rradhës me klubin e nxënësve të Gjimnazit “Halim Xhelo”në Vlorë. Trajnimi kishte si qëllim edukimin e të rinjve mbi çështjet e anti-korrupsionit.

Gjatë trajnimit nxënësit u njohën edhe me angazhimet që kanë marrë shtetet e tjera për të luftuar korrupsionin, duke i marrë si shembuj pozitive. Së bashku ata do të krijojnë një plan veprimi për praktikat më të mira advokuese kundër korrupsionit në qytetin e tyre. Disa nga çështjet kryesore që u trajtuan ishin edhe përkufizimet e korrupsionit nga nxënësit, si  e mendojnë ata, cenimi i të drejtave të njëriut nga ky fenomen si edhe u diskutuan menyrat më efikase  se si mund të  ngremë intolerancën publike ndaj korrupsionit.

Gjithashtu, u lançua edhe konkursi i esese i cili do të promovojë idetë e të rinjve mbi tematikat e korrupsionit. Esetë më të mira do të lexohen në Konferencen Finale që do të zhvillohet në Muajin Maj.