sqen

Trajnim në Turqi ” Dritë Horizonti”

Kurs trajnimi

15-24 Qershor 2017. Akçakoca, Turqi

Afati i aplikimit: 20 Maj 2017

Data e përzgjedhjes: 22 Maj 2017

Projekti ka për qëllim të fuqizojë të rinjtë me më pak mundësi si udhëheqës të komuniteteve të tyre përmes punëve krijuese, aktiviteteve ndërkulturore dhe duke u dhënë atyre mundësi për të zbuluar talentet e tyre.

Trajnimi do të ndihmojë të rinjtë të angazhohen me shumë aspekte të integrimit me synimin për të krijuar një shoqëri pa diskrimini, stereotip dhe ksenofobi  dhe për të krijuar një Evropë shumë më të barabartë dhe gjithëpërfshirëse. Ky lloj i kuptimit të gjerë të integrimit evropian nga të rinjtë ndihmon për të ndaluar rritjen e nacionalizmit ekstrem dhe tendencave ksenofobisë brenda kufijve të Evropës.

Për të qënë pjesë e këtij trajnimi aplikuesit duhet të kenë njohuri shumë të mira në gjuhën angleze si dhe të jenë pjesë e një organizate jo-fitimprurëse.

Objektivat e projektit:

– Të promovojë një shoqëri të mundësive të barabarta

– Të ndërtojmë një shoqëri pa diskriminim dhe ksenofobinë.

– Të trajnojë të rinjtë se si të angazhohen me diversitet dhe si të funksionojnë në mënyrë efektive dhe të konkurrojnë në një multikulturore Evropiane.

– Të trajnojë punonjësit e rinisë nga vendet partnere në fushën e multikulturalizmin dhe forcimin e diversitetit

– Të fuqizojë dhe të rrisë vetëbesimin e të rinjve me më pak mundësi

– Të ndërtojë kapacitete dhe mirëkuptim rreth sukseseve që integrimi i ka sjellë Evropës

Kontakt për pyetje:

Zofia Lisowska

Website: http://lightthehorizon.wordpress.com

Facebook: http://facebook.com/lightthehorizon

E-Mail: [email protected]

Kostot:

Ky trajnim do të financohet nga programi Erasmus +, të gjitha kostot e akomodimit dhe ushqimit janë të mbuluara nga organizatorët, udhëtimi  do të rimbursohet deri në masën 250 Euro.

Për të aplikuar klikoni këtu