
Kurs Trajnimi Europian për mbështetësit e programit EVS.
Datat e aktivitetit: 11-15 Shtator 2017
Afati i fundit i aplikimit është data: 18 Qershor 2017
Ky aktivitet do të ofrojë informacion për pjesëmarrësit e saj në mundësitë e dhëna nga Programi Erasmus + Rinia në Veprim Trajnimi është projektuar për ata që janë të përfshirë direkt në sistemin mbështetës rreth vullnetarizmit EVS (p.sh. mentorët e vullnetarëve dhe detyrat që ata kanë kryer) në pritjen, dërgimin dhe koordinimin e projekteve të Shërbimit Vullnetar Evropian.
Objektivat specifike të projektit:
• Për të marrë një kuptim më të mirë të konceptit të EVS si “shërbim të të mësuarit” dhe aspektet e lidhura të cilësisë në EVS
• Për të përmirësuar aftësinë për bashkëpunim dhe partneritet ndërkombëtar
• Për të reflektuar mbi rolet, përgjegjësitë dhe sfidat në kuadër të programit vullnetar
• Për të rritur ndërgjegjësimin e dimensionit të të mësuarit në EVS
• Për të mbështetur njohjen e mësimin jo formal në EVS nëpërmjet zbatimit kompetent të Youthpass
• Të informohen pjesëmarrësit mbi programin Erasmus +
Kostot
Ky projekt është financuar nga Programi Erasmus +
Të gjitha kostot, (akomodimi, udhëtimi etj) janë të gjitha të mbuluara nga programi.
Aplikimi
Për të aplikuar duhet të shkarkoni formularin e aplikimit
Për më shumë informacion rreth aktivitetit shkarkoni Info Pack
Kontakt për pyetje:
Zsófia Eszter Szőke
E-Mail:[email protected]







