Regional Youth Dialogue for Europe – RYDE
📍 Tirana, Shqipëri | 12–14 Nëntor 2025
🗓️ Afati fundit për aplikim: 31 Tetor 2025
Ju ftojmë të aplikoni për Sesionin Tematik të POLITEIA-s “Roli i Shëndetit Mendor të të Rinjve në Ndërtimin e një Shoqërie Rezistente”, i cili do të zhvillohet nga 12 deri më 14 nëntor 2025, në Tiranë, Shqipëri.
Qëllimi i aktivitetit është t’u ofrojë pjesëmarrësve të rinj një kuptim gjithëpërfshirës të sfidave, trendeve dhe kornizave të politikave që lidhen me shëndetin mendor të të rinjve në Ballkanin Perëndimor. Pjesëmarrësit do të eksplorojnë se si shëndeti mendor ndërthuret me arsimin, punësimin dhe përfshirjen sociale, dhe si politikat publike mund të përmirësojnë mirëqenien e të rinjve brenda kontekstit të integrimit evropian.
Pas sesionit tematik të POLITEIA-s, do të organizohet një ditë mentorimi, gjatë së cilës pjesëmarrësit do të punojnë me një mentor ekspert për të zhvilluar rekomandime politikash dhe për të analizuar politikat ekzistuese të shëndetit mendor të të rinjve si në nivel kombëtar ashtu edhe në atë rajonal.
Kush mund të aplikojë?
Pjesëmarrja në sesionin tematik të POLITEIA është e hapur për përfaqësues të organizatave rinore, aktivistë të rinj, vendimmarrës dhe anëtarë të rinj të partive politike nga Serbia, Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Kosova* dhe Maqedonia e Veriut (mosha 18+).
Kërkesat për Aplikim:
- Mosha: 18–29 vjeç;
- Përvojë ose interes i demonstruar në politikat publike, shëndet mendor, përfshirje sociale;
- Njohuri të mira të anglishtes (gjuha e punës së sesionit)
- Disponueshmëri për të marrë pjesë në eventin dy-ditor në Tiranë
📩 Formulari Aplikimit:
https://forms.gle/SPabzwGj8eCoXpqE8
🕓 Afati i fundit për të aplikuar: 31 Tetor 2025
Pjesëmarrja në Sesionin Tematik Politeia është pa pagesë!
Organizatorët do të mbulojnë shpenzimet për akomodim, vakte ushqimore dhe udhëtimin.
Gjuha e punës: Anglisht
Sesioni Tematik i POLITEIA-s organizohet në kuadër të projektit trevjeçar “Dialogu Rajonal Rinor për Evropën – RYDE”, i financuar nga Bashkimi Evropian.
Projekti Dialogu Rinor Rajonal për Evropën zbatohet nga Fondacioni Qendra për Demokraci (FCD) nga Beogradi (si koordinator i projektit), në partneritet me Akademinë për Integrim Evropian dhe Negociata (AIEN) nga Tirana, Iniciativën për Stabilitet në Kosovë (IKS) nga Prishtina, Rrjetin e Iniciativave Progresive (NPI) nga Sarajeva, Qendrën e Informimit të OJQ-ve (NGO IC) nga Shkupi, Akademinë Rajonale për Zhvillim Demokratik (ADD) nga Novi Sadi dhe Qendrën Youth Act (YA) nga Tirana.
Qendra Youthact
