Qendra Youth Act zhvilloi takimin e parë mbi Laborët e Politikave Rinore në nivel Kombëtar ditën e mërkurë datë 20 Nëntor 2024. Në këtë takim morën pjesë përfaqësues të departamenteve rinore në Bashki, Ministri si dhe nga Organizata të Shoqërisë Civile të cilat kanë të rinjtë në fokusin e tyre.
Laboratorët e Politikave Rinore do të realizohen në 5 shtete partnere të projektit RYDE
Pjesëmarrja e të rinjve (Shqipëria)
Punësimi i të rinjve (me fokus te Garancia për të Rinjtë) (Bosnje Hercegovina)
Shëndeti Seksual dhe Riprodhues (Kosova)
Edukim Mediatik (Maqedonia e Veriut)
Kultura dhe Trashëgimia Kulturore (Serbia)
Në këtë takim të parë pjesëmarrësit u njohën me gjetjet dhe rekomandimet e bëra në hulumtimin mbi politikat rinore dhe proceset e politikëbërjes në Ballkanin Perëndimor, në kuadër të Projektit “Regional Youth Dialogue for Europe” i cili financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet në: Serbi, Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Veriut dhe Bosnje Hercegovinë.
Gjatë takimit u diskutua gjithashtu rreth nismave rinore që institucionet përgjegjëse për Rininë kanë vënë në funksion si dhe u dhanë rekomandime të cilat mund të reflektohen më vonë dhe në dokumente zyrtare.