sqen

Takim me të rinjtë e Agjencisë Kombëtare të Rinisë

Me qëllim angazhimin e të rinjve në programet dhe aktivitetet që Qendrat Rinore ofrojnë, Agjencia Kombëtare e Rinisë vizitoi Qendrën Youth Act së bashku me të rinj aktivë dhe të interesuar për mundësi të reja. Gjatë këtij takimi diskutuam mbi projektet që qendra jonë zbaton, si dhe mbi Kartën Rinore Evropiane, si një mjet ndërkombëtar që fuqizon të rinjtë, por edhe mbi trajnime të ndryshme tek të cilat të rinjtë mund të marrin pjesë.

Në përfundim të takimit të rinjtë u pajisën me Kartën Rinore Evropiane falas në sajë dhe të Tirana European Youth Capital 2022.