
Gjatë 5 ditëve të rinjtë diskutuan mbi shëndetin, mirëqënien si dhe përgatitën një dokument politikash drejtuar institucioneve Europiane sipas nevojave të secilit vend të përfaqësuar.
Gjithashtu mësuan më shumë rreth politikave, praktikave të mira, dhe angazhimit që kanë institucionet për temën e shëndetit në nivel kombëtar dhe Europian.
Ky aktivitet u realizua nga Organizata Rinore e Shëndetit ku Qendra Youth Act është partner.


