Qendra Youth Act në Takimin Hapës të projektit “District of Reconciliation” në Novi Sad!

Më 29–30 maj 2025, Drejtoresha e Qendrës Youth Act znj. Sabina Borakaj dhe koordinatore e projektit, znj. Irisi Asa morën pjesë në takimin hapës të projektit “Fostering the Culture of Participation in Regional Reconciliation Dialogue – District of Reconciliation”, të financuar nga Bashkimi Evropian dhe të organizuar nga Fondacioni Novi Sad – European Capital of Culture në Novi Sad, Serbi.
Ky projekt synon të nxisë pjesëmarrjen aktive të të rinjve dhe komuniteteve lokale në ndërtimin e dialogut dhe besimit rajonal në Ballkanin Perëndimor. Në qendër të tij qëndrojnë paqja, pajtimi, solidariteti dhe dialogu ndërkulturor.
Takimi përfshiu diskutime për koordinimin strategjik, komunikimin, dhe planet për aktivitetet që do të zhvillohen në vazhdim: kampe rinore ndërkulturore, panele tematike rajonale, festivale, botime dhe thirrje për artistë të angazhuar.
Ky projekt mbështetet nga BE përmes EU Civil Society Facility and Media Programme for the Western Balkans and Turkey 2021–2023 (IPA III), me qëllimin për të forcuar rolin e shoqërisë civile në ndërtimin e demokracive pjesëmarrëse dhe nxitjen e pajtimit në të gjithë rajonin.

Partnerët në këtë projekt: European Movement in Serbia (Serbia), Citizens’ Forum Tuzla (BiH), Youth Act Albania (Albania), Center for Intercultural Dialogue – CID (North Macedonia), Mladiinfo Montenegro (Montenegro), dhe OPENS – Youth Capital of Europe 2019 (Serbia).