sqen

Projekti “Rinia për Agrobiodiversitetin”: Trajnime mbi konceptet bazë si Bujqësi e qëndrueshme dhe Siguri ushqimore

Në kuadër të projektit: “Rinia për Agrobiodiversitetin: Rrjeti Rinor për Bujqësi të Qëndrueshme”, financuar nga Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile (AMSHC), Qendra Youth Act realizoi gjatë muajit Dhjetor dhe Janar Aktivitetin 2.2 “Trajnime mbi konceptet bazë si Bujqësi e qëndrueshme dhe Siguri ushqimore” në qytetet: Vlorë, Shkodër, Berat, Korçë dhe Fier me fokus trajnimin e të rinjve mbi konceptet bazë të bujqësisë së qëndrueshme dhe sigurisë ushqimore. Aktiviteti synoi rritjen e njohurive dhe ndërgjegjësimit të të rinjve mbi rëndësinë e praktikave të qëndrueshme bujqësore dhe garantimin e ushqimit të sigurt. Trajnimet u zhvilluan përmes një qasjeje pjesëmarrëse dhe interaktive, duke kombinuar prezantime teorike me diskutime dhe shembuj praktikë të përshtatur për grupmoshën e të rinjve. Si rezultat, pjesëmarrësit rritën njohuritë mbi temat e trajtuara, shprehën interes për përfshirje në iniciativa të gjelbra dhe u inkurajuan të kontribuojnë në zhvillimin e qëndrueshëm të komunitetit. Aktiviteti u realizua me sukses dhe kontribuoi në arritjen e objektivave të projektit, duke forcuar kapacitetet e të rinjve në fushën e bujqësisë së qëndrueshme dhe sigurisë ushqimore.