sqen

Prezantim i rezultateve të projektit “YOUth Acting” në 8 Bashki të vendit

Stafi i Qendrës Youth Act së bashku me disa vullnetarë kanë realizuar takimet informuese e promovuese me përfaqësues të 8 bashkive të vendit për prezantimin e rezultateve të projektit “YOUth Acting”. Gjatë këtyre takimeve u prezantua manuali i realizuar si best practise por edhe u nxit e promovua angazhimi i të rinjve përmes aktiviteteve vullnetare, përmes funksionimit të këshillave rinorë e përmes pjesëmarrjes në organizata të shoqërisë civile. Bashkitë të përzgjedhura për takime informuese ishin: Bashkia Himarë, Pogradec, Ersekë, Selenicë, Malësi e Madhe, Pukë, Fushë Arrëz dhe Vau Dejës.

Ky projekt financohet nga Leviz Albania, një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, SDC dhe zbatohet nga Qendra Youth Act në partneritet me Qendra Aarhus Shkodër dhe Qendra E Grave Kukës.