[su_slider source=”media: 2073,2074,2075,2076,2077,2078,2079,2080,2081,2082,2083,2084,2085,2086″ responsive=”no” title=”no” pages=”no”]
Në kuadër të projektit “Rinia Kundër Korrupsionit” , klubi i nxënësve të gjimnazit “Halim Xhelo” në Vlorë prezantuan tek stafi i Youth Act punimet e krijuara dhe dizenjuar nga vetë ata për fushatën ndërgjegjësuese .
“Rinia kundër Korrupsionit” është një projekt i konceptuar dhe projektuar nga Youth Act në bashkëpunim me shkollat e mesme në Shqipëri për trajnimin dhe edukimin e vazhdueshëm të të rinjve mbi çështjet e anti-korrupsionit.
Pjesë e këtij projekti është edhe fushata ndërgjegjësuese, ku nxënësit i bashkohen nismës për të luftuar këtë fenomen që cënon të drejtat e njeriut.
Të rinjtë e kësaj shkolle shprehën lirisht mendimet, idenë e tyre se si të gjithë sëbashku mund ti themi Stop Korrupsionit.







