Më 22 maj 2025, në hotel Solun në Shkup, Maqedonia e Veriut, u zhvillua sesioni i tretë i “Youth Regional Policy Lab” mbi Edukimin Mediatik dhe Digjitalizimin, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga vendet e Ballkanit Perëndimor: Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Serbia, Kosova, Bosnja dhe Hercegovina.
Kjo ngjarje rajonale kishte në fokus diskutimin dhe hartimin e rekomandimeve konkrete për përmirësimin e politikave rinore në fushën e edukimit mediatik dhe digjitalizimit, duke adresuar sfida të mprehta të kohës, si përhapja e shpejtë e lajmeve të rreme dhe shkëputja e të rinjve nga mediat tradicionale.
Gjatë punës në grup me pjesëmarrësit e tjerë nga rajoni, përfaqësuesit shqiptarë theksuan nevojën urgjente për fuqizimin e edukimit mediatik në shkolla, krijimin e burimeve edukative përmes platformave digjitale dhe ndërhyrje më të mirë-strukturuara të organizatave rinore për të rritur ndërgjegjësimin ndaj lajmeve të rreme dhe përdorimit të sigurt të teknologjisë.
Sesioni u moderua nga Dragan Atanasov, një aktivist dhe ekspert me përvojë në fushën e zhvillimit të politikave rinore.
Pjesëmarrësit ranë dakord mbi nevojën për një qasje të përbashkët rajonale, ku edukimi mediatik të bëhet pjesë e kurrikulave zyrtare dhe ku të rinjtë të pajisen me aftësi kritike për të naviguar botën digjitale në mënyrë të ndërgjegjshme dhe të sigurt.
Qendra Youthact



