sqen

Kulturë dhe Mobilitet | Shkolla e mesme Sandër Prosi

61384898_772334093161645_4197834209714241536_n

Në datë 16 maj 2019, Qendra Youth Act në kuadër të projektit Fuqizimi i të rinjve nëpërmjet Mobilitetit dhe Kartës Rinore Evropiane, zhvilloi aktivitetin me temë “Kulturë dhe Mobilitet” në shkollën e mesme “Sandër Prosi”.

Qëllimi këtij aktivitetit është ngritja e kapaciteteve tek të rinjtë nëpërmjet trajnimeve dhe aktiviteteve të ndryshme.  Përfaqësues të Qendrës Youth Act trainuan  nxënësit e pranishëm mbi temën e Kulturës dhe Mobilitetit. Çfarë kuptojmë me Mobilitet dhe si mund të angazhohen në këto shkëmbime rinore në nivel kombëtar dhe Europian. Nxënësit treguan eksperiencat e tyre në lidhje me shkëmbimet rinore të cilat ishin bërë pjesë vetë ose duke dëgjuar nga bashkëmoshatarët e tyre.

Në përfundim të takimit nxënësit u informuan mbi takimet e rradhës të cilat do të bëhen në kuadër të këtij projekti si dhe aktivitetet që do të zhvillohen.

Ky projekt është financuar nga Bashkimi Europian dhe mbështetur nga Partners Albania for Change and Development në kuadër të projektit “Youth Bank Hub for Western Balkan and Turkey”.

20190515_124305 20190515_125048 61273399_438689206921532_4585572247900520448_n