sqen

Konferencë: Puna Rinore Dixhitale | Vienë

vienna

Seminar / Konferencë

Datat: 27-30 Nëntor 2017

Vendi: Vienë, Austri

Afati i fundit për të aplikuar: 5 tetor 2017

Kjo konferencë do të bëjë bashkë rreth 100 – 120 punëtorë të rinisë dhe palët e interesuara nga Europa dhe do të krijojë një hapësirë për të ekzaminuar konceptin e punës rinore dixhitale nga kënde të ndryshme.

Konferenca do të njoftojë për zhvillimet aktuale në nivel Europian, praktikat konkrete të ditëve të sotme, mundësi për pjesëmarrësit, që të marrin përvojë për mjetet të cilat janë të përdorshme në punën e tyre të përditshme dhe të reflektojnë rolin e punëtorëve të rinisë në një botë dixhitale.

Mbi të gjitha konferenca do të përpiqet të tregojë se puna rinore dixhitale është e bukur ( për të rinjtë dhe punëtorët e rinisë) dhe ndez shkëndijën dixhitale tek pjesëmarrësit.

Objektivat kryesore:
-) Njohja dhe kuptimi i qasjeve më të mira të punës dixhitale rinore
-) Mësimi i shëmbujve  të punës dixhitale rinore
-) Shkëmbimi dhe praktika e mjeteve dixhitale  për punëtorët e rinisë
-) Të reflektojë rolin e punëtorëve të rinisë në lidhje me qasjet dixhitale
-) Të pregatisë pjesëmarrësit për të futur qasjet dixhitale në praktikën e tyre të punës

Kërkohen pjesëmarrës të cilët:
-) Punojnë me të rinj dhe/ose organizatat e punësimit rinor, punëtorët e rinisë, trajnerët dhe mentorët
-) janë të hapur dhe gati për të future qasjet dixhitale në praktikën e tyre të punës
-) Mund të paraqesin ide të reja si për eprorët e tyre ashtu dhe për kolegët
-) Janë mbi 18 vjeç
-) Mund të punojnë në gjuhën angleze

Organizon:

Interkulturelles Zentrum (Agjensi kombëtare)

Kontaktoni pë pyetje:

Marco Frimberger

E-Mail: [email protected]

Tel: +43/586 75 44-0

Shpenzimet:

Ky projekt është i financuar nga Erasmus+: Programi Rinia në Veprim. Të përzgjedhurit për këtë kurs, do të kenë të gjitha kostot të mbuluara si ( akomodimi, udhëtimi, viza etj) përveç tarifës së pjesëmarrjes e cila është e ndryshme nga shteti në shtet. Ju lutemi të kontaktoni Erasmus +për të mësuar më shumë rreth rimbursimit të udhëtimit dhe mënyrën e rezervimit të biletës.

Apliko tani!