sqen

Kimete Arifaj – Internship në RYDE për Dialogun Rinor Evropian

Kemi kënaqësinë të prezantojmë Kimete Arifaj, një vajzë e re me potencial nga Kosova, e përzgjedhur për të zhvilluar programin dy mujor të internship-it pranë qendrës Youth Act, në kuadër të projektit “RYDE” – Regional Youth Dialogue for Europe, i financuar nga Bashkimi Evropian.

Gjatë kësaj periudhe, ajo do të angazhohet në një sërë veprimtarish që synojnë fuqizimin e të rinjve dhe promovimin e përfshirjes rinore në proceset vendimmarrëse. Aktivitetet e saj do të përfshijnë:
✔️ Pjesëmarrje në aktivitete ndërgjegjësuese dhe informuese, duke dhënë kontribut të drejtpërdrejtë në organizimin e tyre.
✔️ Trajnime profesionale, që do të zhvillojnë më tej aftësitë e saj në liderizëm, komunikim dhe menaxhim projektesh.
✔️ Përgatitje dhe përpilim materialesh mbi dialogun rinor dhe përfshirjen aktive në vendimmarrje.
✔️ Ndërtim rrjetesh bashkëpunimi me organizata dhe institucione, si dhe shkëmbim idesh për fuqizimin e rinisë.
✔️ Ndihmesë në zhvillimin e strategjive për rritjen e ndërgjegjësimit mbi rolin e rinisë në demokraci dhe komunitet.

Përmes këtij internship-i, Kimete Arifaj jo vetëm që do të fitojë njohuri dhe eksperienca të reja, por gjithashtu do të jetë në gjendje t’i ndajë këto njohuri me komunitetin e saj në Kosovë, duke kontribuar në forcimin e rolit të të rinjve edhe në vendin e saj.

Suksese Kimetes në këtë rrugëtim inspirues dhe faleminderit që përfaqëson modelin e të rinjve të angazhuar dhe të përkushtuar!