sqen

Hiking | Kukës – Bjeshkët e Cajes

Aktivitete në terren – Kukës
Promovimi turistik dhe të eksplorimi real

Itinerari – Kukës – Fshati Fshat – Shpella – Ujëvara – Fshati Caje (Bjeshkët e Cajes)

Në zbatim të projektit “Të rinjtë për turizmin e aventurës”, financuar nga Bashkimi Evropian dhe mbështetur nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), i cili synon të mbrojë e të zhvillojë destinacionet turistike të bashkisë Kukës duke promovuar turizmin e aventurës si një trend për të rinjtë dhe jo vetëm, në datën 21 Tetor 2022 u zhvillua aktiviteti hiking me destinacion Kukës – Fshati Fshat – Shpella – Ujëvara – Fshati Caje (Bjeshkët e Cajes).

Nën udhëheqjen e Stafit të Qendrës Youth Act si dhe Koordinatores lokale Kukës Znj. Ervisa Toda 15 të rinj, përfaqësues të Këshillit Rinor Kukës dhe gjimnazit “Havzi Nela”, u informuan mbi elementët karakteristikë të këtij itinerari që duhen promovuar edhe më tej për vlerat e tyre lidhur me trashëgiminë kulturore, natyrore, historike e kulinare si vijon:

  • Fshati nga kultura dhe burimet natyrore që ka, është quajtur nga zonat përreth Stambolli i Vogël.
  • Një nder to është edhe vendi i quajtur “Shtegu i ngjyrave”, i cili ndodhet në Bjeshkët e Çajës të Kukësit.
  • Karakteristikë për Grykë Cajën janë bjeshkët e pasura me bimë të shumëllojshme, përfshirë këtu dhe bimë endemike. Karakteristikë e veçantë për bjeshkët e Cajës është fruti i boronices, që ka shërbyer me përpara e vazhdon të jetë akoma një ndër burimet ekonomike për banorët e zonës. Gjithashtu këto dy zona janë mjaft të pasura nga ana kulturore.