Filluan punimet për ndërtimin e “Social Qendër Komunitare”, projekt i Bashkisë Roskovec dhe Youth Act Center, me financim të IADSA.
Me shtimin e popullsisë dhe sidomos grupmoshave të reja, kërkesat dhe nevojat e tyre janë në rritje. Prandaj ky projekt po mundëson ndërtimin e kësaj qendre, qëllimi i së cilës është të ndihmojë të rinjtë të zhvillojnë horizonte, të shpalosin idetë dhe mendimet e tyre, të përkrahen dhe të argëtohen.
Kjo është një mundësi shumë e mirë për të rinjtë dhe jo vetëm, për të njohur dhe zhvilluar më shumë veten e tyre.