sqen

BeWell@DIGITAL Trajnim i Këshilltarëve Rinor në Tiranë

Data: 27 – 29 Mars 2023
Vendodhja: Tiranë, Shqipëri

Si pjesë e projektit BeWell@DIGITAL , Youth Health Organization, sëbashku me IMTM dhe GBHIA, zhvilluan një trajnim tre ditor për këshilltarët e ardhshëm të shëndetit mendor të të rinjve. Ky trajnim u realizua në datat 27-29 Mars 2023, në Tiranë dhe u organizua nga Qendra Youth Act që njëkohësish është dhe partner në këtë projekt. 28 përfaqësues nga Shqipëria, Mali i Zi dhe Bosnje Hercegovina kaluan nëpër tematika të ndryshme në lidhje me shëndetin mendor, tema që përfshinin nga bazat e këshillimit, komunikimit dhe e-shëndetit deri tek terminologjia e shëndetit mendor dhe ndihma e parë psikologjike. Gjithashtu u zhvillua edhe krijimi i platformës mbështetëse të bisedës për shëndetin mendor, e cila do t’i ndihmojë këshilltarët e ardhshëm të të rinjve jashtëzakonisht në punën e tyre gjatë muajve të ardhshëm.

Projekti BeWell@DIGITAL mbështetet nga Erasmus+ dhe synon të rrisë ndërgjegjësimin për shëndetin mendor dhe të rrisë kujdesin ndaj shëndetit mendor në të gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor duke ofruar mundësi për ngritjen e kapaciteteve për të rinjtë. Ky projekt zbatohet nga një konsortium i drejtuar nga International Youth Health Organization🇸🇮 dhe partnerët: Qendra Youth Act 🇦🇱PRONI🇧🇦, CAZAS🇲🇪, Epistimoniki Etaireia Vioiatrik is Pliroforikis kai Plirofikis Ygeias – GBHI 🇬🇷 dhe Institute of Modern Technology of Montenegro 🇲🇪.