sqen

A e dini se çfarë është Korpusi Evropian i Solidaritetit?

Qendra Youth Act, që prej vitit 2016 është akredituar nga SALTO-YOUTH Resource Center, për programin Volunteering Activity, ish-EVS (European Voluntary Service) si organizatë Pritëse, Dërguese dhe Koordinuese deri në vitin 2027.

Shërbimi Europian Vullnetar (European Solidarity Corps)  është një program për të rinj të moshës 17-30 vjeç  dhe mund të specifikohet si një përvojë punë vullnetare.

Ky program i mundëson  të rinjve nga shtetet anëtare të BE-së dhe ballkanit të përfitojnë një periudhë të shërbimit vullnetar në një vend tjetër evropian , duke kontribuar në zhvillimin e komunitetit lokal dhe rritjen e tyre personale .

Korpusi Evropian i Solidaritetit bashkon të rinjtë për të ndërtuar një shoqëri më gjithëpërfshirëse, duke mbështetur njerëzit vulnerabël dhe duke iu përgjigjur sfidave shoqërore. Ai ofron një përvojë frymëzuese dhe fuqizuese për të rinjtë që duan të ndihmojnë, të mësojnë dhe të zhvillohen.

Kjo mundësi vjen në disa mënyra :

  • Nga 2 muaj deri në 12 muaj në një aktivitet ESC  afat-gjatë individual.
  • Nga 2 javë deri në 2 muaj  aktivitet afat-shkurtër, duke përfshirë të rinjtë me mundësi të pakta.
  • Nga 2 javë deri në 12 muaj në një aktivitet ESC në grup, duke përfshirë 10-30 vullnetarë.

Çfarë shpenzimesh mbulon ESC për vullnetarët?

  • Biletën e udhëtimit – ESC mbulon kostot e udhëtimit vajte-ardhje.
  • Shpenzimet e veçanta vullnetare – të gjitha kostot e arsyeshme dhe të justifikueshme në lidhje me nevojat e veçanta të vullnetarit ( kontroll mjekësor , përgatitje shtesë , etj)
  • Akomodim
  • Pagesë fikse javore ose mujore nga organizata pritëse për shpenzimet e ushqimit.
  • Transport lokal në varësi të aktiviteteve gjatë periudhës së shërbimit vullnetar.

Përfitimet e të rinjve që marrin pjesë në EVS:

  • Rritja e vetë-respektit
  • Ndjenja e pavarësisë dhe vetë-iniciativës
  • Kompetenca në një gjuhë të huaj
  • Aftësi komunikuese
  • Aftësi në menaxhim projekti
  • Ndjeshmëria ndërkulturore dhe ndërgjegjësimi
  • Aftësitë e ekipit të punës
  • Krijimi i rrjeteve dhe partneriteteve
  • Përvoja e punës e fituar

Instrumenti njohës i ESC.                                                                                          

Çdo aktivitet i  zhvilluar në kuadër të programit European Solidarity Corps, pajis të rinjtë me instrumentin njohës të quajtur YouthPass Certificate i cili njeh eksperiencat e të mësuarit të të rinjve dhe organizimin e aktiviteteve rinore.

Vetëm organizatat e akredituara janë të lejuara për të zhvilluar aktivitete të tilla. Një organizatë mund të jetë e akredituar për të qënë organizatë dërguese, që dërgon vullnetar shqiptarë në projekte ndërkombëtar në një organizatë tjetër  në Europë, organizatë pritëse, e cila pret vullnetarë ndërkombëtarë dhe organizatë koordinuese e cila koordinon të gjithë projektin EVS.

Nëse jeni të interesuar për të qënë pjesë e këtyre aktiviteteve mos hezitoni të na kontaktoni.