sqen

Projekti “Rinia për Agrobiodiversitetin”: Organizimi i fushatës ndërgjegjësuese “Ruaje farën, ruaje tokën”

Në kuadër të projektit: “Rinia për Agrobiodiversitetin: Rrjeti Rinor për Bujqësi të Qëndrueshme”, financuar nga Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile (AMSHC), Qendra Youth Act gjatë muajit Shkurt 2026 realizoi me sukses fushatën ndërgjegjësuese “Ruaje farën, ruaje tokën” në pesë qytete të Shqipërisë, duke përfshirë gjimnaze partnere dhe një numër të konsiderueshëm të rinjsh. Aktiviteti kishte për qëllim rritjen e njohurive dhe ndërgjegjësimit mbi rëndësinë e agrobiodiversitetit, mbrojtjen e varieteteve të bimëve bujqësore dhe përdorimin e praktikave të qëndrueshme në bujqësi. Ky aktivitet informoi dhe ndërgjegjësoi të rinjtë mbi rëndësinë e ruajtjes së farave autoktone si fuqizojë të rinjtë si aktorë aktivë në mbrojtjen e agrobiodiversitetit në komunitetet e tyre. Fushata kontribuoi në fuqizimin e të rinjve duke i pajisur me njohuri dhe duke i përfshirë në veprime konkrete për mbrojtjen e agrobiodiversitetit. Të rinjtë pjesëmarrës shprehën interes të lartë për të vazhduar angazhimin e tyre dhe për të ndarë informacionin e marrë me bashkëmoshatarët dhe familjet e tyre. Aktiviteti ka ndikuar pozitivisht në rritjen e ndërgjegjësimit komunitar në qytetet Shkodër, Fier, Korçë, Berat dhe Vlorë.