Si pjesë e Programit të Mentorimit të Fondit Rinor, Qendra Youth Act në daten 14 Qershor 2024, zhvilloi takim online mentorimi me tre organizata që kishin aplikuar për projekt propozime. Gjatë këtyre sesioneve, eksperti ynë i udhëzoi ata se si të përmirësonin propozimet e tyre, duke ofruar njohuri dhe rekomandime për të rritur cilësinë dhe efektivitetin e projekteve të tyre. Mentorimi synonte të forconte të kuptuarit e tyre për hartimin e projektit, shkrimin e propozimeve dhe planifikimin strategjik, duke siguruar që iniciativat e tyre të përputhen me objektivat e programit dhe kërkesat e financimit. Duke ofruar mbështetje të përshtatur, ne ndihmuam organizatat të përsosin idetë e tyre, të përmirësojnë fizibilitetin e projektit dhe të rrisin shanset e tyre për zbatimin e suksesshëm.
Kjo iniciativë pasqyron angazhimin tonë për fuqizimin e organizatave rinore dhe nxitjen e projekteve me ndikim përmes ndërtimit të kapaciteteve dhe mentorimit.
Qendra Youthact


