Bursa në Lublin-it, Poloni

1536_126857737484999_1920959846_n

 

Hapet Thirrja për Bursa për Studentët në Shkollën e Lartë të Sipërmarrjes dhe Administrimit të Lublin-it, Poloni në kuadër të Programit Erasmus +
Në kuadër të Programit Erasmus + është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për studentët e Universitetit të Tiranës në Shkollën e Lartë të Sipërmarrjes dhe Administrimit të Lublin-it, Poloni.
Llojet e mobilitetit përfshijnë:
– Shkëmbimin e studentëve për studime
Nivelet e mobilitetit për studentët:
– Bachelor;
– Master;
Kohëzgjatja e bursave:
– Bachelor/Master (6 muaj);
Fushat e studimit:
-Ekonomiks;
-Sociologji;
Për t’u njohur me katalogun e programeve të studimit në gjuhën angleze të ofruar nga Shkolla e Lartë për Sipërmarrjen dhe Administrimin e Lublin-it, klikoni në adresën:
http://www.en.wspa.pl/internati…/erasmus/courses_in_english/

Bursat përfshijnë:
– Kompensimin mujor (750 EUR në muaj për studentët);
– Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)

Për të përcaktuar distancën ju lutem referohuni link-ut:
http://ec.europa.eu/programm…/erasmus-plus/…/distance_en.htm
Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus + nuk do të paguajnë asnjë tarifë për shkollim në universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe/ose tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës.

 Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët e nivelit Bachelor:
-CV (në gjuhën angleze);
-Kopje e Pasaportës;
-Vërtetim studenti;
-Listë notash (e përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze);
-Letër Motivimi në gjuhën angleze;
-Certifikatë e gjuhës së huaj (Anglisht B1);
-*Learning Agreement;
*Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Before the mobility. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të njihen në Universitetin e Tiranës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.
KUJDES: Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në Shkollën e Lartë të Sipërmarrjes dhe Administrimit të Lublin-it lëndë të njëjta me ato që do të kryenit në semestrin e dytë në fakultetin tuaj, kjo në mënyrë që lëndët dhe kreditet t’ju njihen kur të ktheheni. Nëse lëndët e përzgjedhura ndryshojnë nga ato që do të zhvillonit në fakultetin tuaj, atëherë kur të ktheheni duhet të zhvilloni/frekuentoni lëndët që nuk përshtaten në Universitetin e Tiranës.
Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset fillimisht nga aplikanti, më pas nga koordinatori akademik në nivel fakulteti dhe më pas në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +, Z. Elton Skendaj.
Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement klikoni në adresën:
http://www.unitir.edu.al/imag…/Bursat/Learning_Agreement.pdf
Kujdes: Studentët bachelor të vitit të I-rë nuk mund të aplikojnë.

 Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët e nivelit Master:
-CV (në gjuhën anglez);
-Kopje e Pasaportës;
-Vërtetim studenti;
-Listë notash (e përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze);
-Letër Motivimi në gjuhën angleze;
-Certifikatë e gjuhës së huaj (Anglisht B1);
-Diplomë dhe listë notash të Bachelor-it;
-*Learning Agreement;
*Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Before the mobility. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të njihen në Universitetin e Tiranës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.
KUJDES: Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në Shkollën e Lartë të Sipërmarrjes dhe Administrimit të Lublin-it lëndë të njëjta me ato që do të kryenit në semestrin e dytë në fakultetin tuaj, kjo në mënyrë që lëndët dhe kreditet t’ju njihen kur të ktheheni. Nëse lëndët e përzgjedhura ndryshojnë nga ato që do të zhvillonit në fakultetin tuaj, atëherë kur të ktheheni duhet të zhvilloni/frekuentoni lëndët që nuk përshtaten në Universitetin e Tiranës.
Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset fillimisht nga aplikanti, më pas nga koordinatori akademik në nivel fakulteti dhe më pas në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +, Z. Elton Skendaj.
Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement klikoni në adresën:
http://www.unitir.edu.al/imag…/Bursat/Learning_Agreement.pdf

Afati për aplikim: 22 Nëntor 2016

Dokumentet duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Drejtoria e Komunikimit, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë si dhe duhet të dërgohen të skanuara në e-mailin iro@unitir.edu.al me subjekt: “Aplikim për bursë në Shkollën e Lartë të Sipërmarrjes dhe Administrimit të Lublin-it, emrin dhe mbiemrin tuaj”.

Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: iro@unitir.edu.al

Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikim!