Histori Suksesi

12736934_961449293925883_1742474443_o
12656003_958534750884004_878455778_o
12670304_10206255307203444_915832359136558352_n-950×633
12670567_902762606511047_287965100856420554_n
12675230_958534844217328_1824535489_o
12695216_958404780897001_1416099479_o
12695678_961432907260855_1018935456_o
12705543_902762023177772_3445853112247583453_n
12705656_902759883177986_814186832551189194_n

Histori Suksesi nga Denisa Rira

Sapo ka përfunduar me sukses Kursi I Trajnimit me titull “Don’t’Exclude, Lest’s Include”, ku Youth Act Albania ishte një ndër organizatat dërguese dhe u përfaqësua nga vullnetarja e qëndrës Denisa Rira.

Kursi i trajnimit u zhvillua në qytetin e Mus në Turqi, dhe zgjati 8 ditë (5-12 Shkurt 2016)

Pjesë e këtij trajnimi ishin 32 të rinj ( vullnetarë aktive, lider të grupeve të ndryshme, punonjës rinor ) të cilët vinin nga 16 vende të ndryshme të Evropës dhe Ballkanit.

Ky aktivitet 8 –ditor u financua nga Programi Erasmus + i Komisionit Europian.

Qëllimi kryesor i këtij trajnimi ishte promovimi i Shërbimit Vullnetar Europian (EVS), përfshirja e të rinjve me  mundësi të pakta si edhe promovimi i qytetarisë aktive.

Metodologjia e përdorur ishte ajo e edukimit –joformal, ku të gjithë të rinjtë kishin mundësi të ndaheshin në grupe dinamike dhe të mësonin nga eksperincat e njëri tjetrit.I gjithë programi u zhvillua në formën e lojrave dhe kjo ishte shumë zbavitëse por që pjesmarrësit arritën të memorizonin  gjithcka.

Një aktivitet tjetër shumë i rëndësishëm ishte edhe panairi i organizatave. Të gjithë pjesmarrësit prezantuan organizatën e tyre dërguese,nëpërmjet broshurave dhe materialeve promovuese, në këtë mënyre të rinjtë paten mundësi të shkëmbenin kontakte për bashkepunime potenciale.

Shumë interesante ishte dhe “Mbrëmja Kulturore” ku të gjithë kishin mundësi të promovonin kulturen, ushqimet tradicionale të vendeve të tyre. Ky trajnim solli sëbashku nënshtetas të Anglisë, Bullgarisë, Kroacisë, Gjeorgjisë, Serbisë, Italisë, Ukrainës, Rumanisë, Maqedonisë, Shqipërise, Sllovakisë, Rusise, Maldovisë, Polonisë , Turqisë dhe Lituanisë.

Në fund të trajnimit, pjesmarrësit u pajisën me një Çertifikatë e quajtur YouthPass e cila lëshohet nga programi Erasmus+ dhe njihet në të gjitha vëndet e Evropës.

Shkëmbimi i kulturave dhe eksperincave do të mbetet gjatë në mëndjen e të rinjve pjesmarrës.