Dita Ndërkombëtare kundër Korrupsionit

12348084_1665548840400881_7280489816040227137_n
12345593_1665548837067548_8363233258006112180_n

Qëndra Youth Act së bashku me disa vullnetarë të qendrës, në datën 9 Dhjetor ishte e pranishme në eventin “kundër korrupsionit” ku ishin të ftuar studentë dhe përfaqësues të shoqërisë civile.

Me qëllim ndërgjegjësimin për pasojat e korrupsionit si dhe për t`i ofruar ndihmë vendeve anëtare të Konventës së Kombeve të Bashkuara për zbatimin e masave të nevojshme kundër korrupsionit, 9 dhjetori u shpall nga Kombet e Bashkuara – Dita Ndërkombëtare kundër Korrupsionit.

Me mbështetjen e Prezencës së OSBE-së në Shqipëri dhe zyrës së UNDP-së në Tiranë, u vendos eventi i këtij viti të shërbejë si një shkëndijë për fillimin e një debati të hapur dhe konstruktiv rreth mënyrave të duhura për të luftuar korrupsionin dhe sjellë ndryshime në shoqërinë tonë, ku në fokusin kryesor janë të rinjtë, studentët dhe shoqëria civile. Një panel i hapur diskutimesh me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të lartë të qeverisë dhe institucioneve, organizatave ndërkombëtare, shoqërisë civile dhe medias vijojë pas shfaqjes së një dokumentari, i cili trajton temën e luftës kundër korrupsionit.