sqen

Dita Ndërkombëtare e Rinisë, Youth Act në pedalim

aktibitet_bicikleta_10
aktibitet_bicikleta_11
aktibitet_bicikleta_12
aktibitet_bicikleta_13
aktibitet_bicikleta_14
aktibitet_bicikleta_1
aktibitet_bicikleta_2
aktibitet_bicikleta_3
aktibitet_bicikleta_4
aktibitet_bicikleta_5
aktibitet_bicikleta_6
aktibitet_bicikleta_7
aktibitet_bicikleta_8
aktibitet_bicikleta_9

Në kuadër të Projektit të AMSHC për Kartat Rinore Evropiane dhe me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Rinisë, qendra Youth Act organizoi paraditen e djeshme një aktivitet me bicikleta. Një grup të rinjsh pedaluan në qendër të Tiranës, ndërsa mbanin veshur bluzat me logon e Kartës Rinore Evropiane.

Ky aktivitet u zhvillua pikërisht në këtë ditë për t’iu bashkëngjitur mijëra aktiviteteve që të rinjtë zhvillojnë në mbarë botën, në shenjë të përkushtimit dhe angazhimit për përmirësimin e shoqërisë globale.

Qendra Youth Act, prej disa muaj organizon aktivitete rinore në cdo datë 12. Këtu mund të përmendim aktivitetin e volejbollit në resortin National Sport Park; takimin me të rinjtë dhe konkursin në Qendrën Rinore Arka në Shkodër; takimin me studentët e Elbasanit; pjesëmarrjen në Rrok Fest të Akademisë Holliwood.

Dita Ndëkombëtare e Rinisë

Dita Ndërkombëtare e Rinisë u aprovua me një rezolutë të posaçme nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së në vitin 1999. Kjo ditë ka për synim promovimin e mënyrave të ndryshme nëpërmjet të cilave rinia do të angazhohej në mënyrë aktive në dhënien e kontributeve sa më pozitive për komunitetet e tyre.