sqen

“TI JE NJË LULEDIELLI”

 

“TI JE NJË LULEDIELLI” është një fushatë sensibilizuese për grumbullimin e të ardhurave në ndihmë të fëmijëve të prekur nga sëmundjet e gjakut, të cilët janë shtruar dhe trajtohen pranë shërbimit të onkohematologjisë pediatrike pranë QSUT.
Gjithçka nisi nën idenë, konceptimin dhe kurimin e Albana Osmani. Dëshira për të ndihmuar fëmijët, për t’ju përmirësuar kushtet në të cilat ata kurohen dhe trajtohen, është motori me të cilin është konceptuar dhe funksionin kjo fushatë. Për t’ju lehtësuar sado pak dhimbjen dhe kohën e vështirë me të cilën vogëlushët përballen gjatë trajtimeve e kurave, fushata “TI JE NJË LULEDIELLI” e përmbush qëllimin e saj përmes shitjes së produkteve të krijuara me shumë dashuri dhe përkushtim. Të ardhurat e grumbulluara do të shërbejnë për blerjen e aparateve respiratore, të cilat do të vihen në funksion të fëmijëve të shtruar e që kurohen në reanimacion, gjithashtu për blerjen e poltroneve të rinj për seancat e kimioterapisë. Teksa vogëlushët do të marrin trajtimin e nevojshëm në keta poltrone ata do të kenë mundësi të jenë më të qetë përgjate seancave përmes vendosjes së kufjeve në vesh e gjithashtu do të kenë mundësi të shohin filma vizatimorë, kështu gjithcka do t’i çojë në botën e tyre të bukur dhe kjo do t’ju shërbejë për një lehtësi më të madhe psikologjike, emocionale dhe fizike.
Produktet e krijuara për fushatën “TI JE NJË LULEDIELLI” janë t-shirts (bluza), përbërë nga pambuku ekologjik dhe i riciklueshëm, prodhuar sipas modeleve të standarteve europiane ISO. Në këto t-shirts (bluza) është  vendosur një LULEDIELLI, simbol gjithpërshirës i forcës, shpresës dhe jetës. Të gjithë ata të cilët do të bëhen pjesë e kësaj fushate kanë mundësinë të bëjnë të tyret produktet përmes blerjes online në e-Shop www.annawhitejames.com
Le ta shpërndajme e ta përcjellim mesazhin e fuqishëm të forcës, shpresës e jetës tek të gjithë duke blere këto t-shirts (bluza), për të përmbushur qëllimin e kësaj fushate, blerjen e aparaturave e poltronave të rinj, pasi këta fëmijë kanë nevojë për ne, kanë nevojë për forcë, kanë nevojë për shpresë, kanë nevojë të jetojnë si ne.
Këto produkte cilësore, të fushatës sensibilizuese “TI JE NJË LULEDIELLI”, u konceptuan përmes dizenjove të LULEDIELLIT. Albana Osmani u kujdes për të pikturuar dizenjot e tyre e me pas ato u përshtatën sipas të gjitha  grupmoshave, duke nisur nga brezi i tretë për zonjat e zoterinjtë, më tej të rinjtë e të rejat, adoleshentët, fëmijët, foshnjat dhe deri tek miqtë e dashur me katër putra. Mundësitë e zgjedhjeve janë të shumta, për cdo grupmoshë e gjini, t-shirts (bluzat) janë të të gjitha masave, me dizenjo të ndyshme, të pershtatura me shume stil në bazë të shijeve të gjithësecilit.