sqen

Sesioni Informues për Trajnime në Evropë dhe studime në SHBA.

14793742_534639183401048_1479351225_n

Në kuadër të nismës ” 6 Objektiva Rinore në 6 Muaj”  mbështetur nga Ministria e Rinisë, Youth Act Center  organizoi në Muajin e Edukimit, datë 17.10.2016 në Qendrën Rinore të Tiranës, një sesion informues mbi  trajnimet në Evropë dhe studimet në SHBA.

Gjithashtu ky aktivitet informoi të rinjtë mbi avantazhet dhe përfitimet e Kartës Rinore Evropiane në Shqipëri dhe si të behën pjesë e këtij rrjeti ndërkombëtar.

Gjatë sesionit, pjesëmarrësit u njohën me aktivitetet e organizatës si edhe u ftuan të bëhen pjesë si vullnetarë lokal për tu angazhuar në projekte rinore.
Të rinjtë patën mundësi të marrin informacion  edhe mbi proçedurën e aplikimit për studime në SHBA, mundësitë e bursave, etj.

Në këtë sesion u dha informacion dhe për programin Competitive College Club dhe javën ndërkombëtare të studimeve, e cila do të jetë në muajin nëntor.

14625546_534639126734387_1820244758_o

20161017_152238

20161017_151022

20161017_152718

20161017_152854

20161017_152723