sqen

Aktivitet në Shkollën e Mesme Profesionale “Gjergji Canco” mbi Edukimin e Të Rinjve për Barazinë Gjinore

1

Qendra Youth Act, në kuadër të projektit  Edukimi i të Rinjve mbi Barazinë Gjinore mbështetur  financiarisht nga Grantet e Vogla të Programit Direct Aid (DAP) të qeverisë Australiane, zhvilloi sot aktivitetin e parë të këtij projekti i cili konsistonte në plotësimin e pyetësorëve.

Ky aktivitet u zhvillua në Shkollën e Mesme Profesionale Teknike Elektrike ” Gjergji Canco” Tiranë.

Projekti synon të mësojë dhe organizojë nxënësit e 5 shkollave të mesme të Tiranës dhe Durrësit, duke përfshirë edhe zonat rurale, të bëhen aktivistët e Të Drejtave Të Njeriut më specifikisht për mbrojtjen e grave dhe vajzave të reja nga dhuna me bazë gjinore.

Nëpërmjet pyetësorëve paraprak do të bëhet identifikimi i target-grupeve që do të kenë mundësinë të trajnohen dhe të përfshihen në aktivitetet e projektit me qëllim sensibilizimin dhe trajnimin e tyre.

 

2  3.