sqen

Dita Evropiane e Informimit Rinor -Europen Youth Information Day (EYID).

Më 17 Prill 2017 ERYICA  do të festojë Europen Youth Information Day (EYID).Këtë vit, ERYICA do të lançojë një fushatë në rrjetet sociale lidhur me rolin e informimit rinor dhe besueshmërinë e informacionit që kalon tek të rinjtë në kohën e sotme.

ERYICA fton të gjithë të rinjtë të marrin  një moment për të krijuar një memes në  gjuhën angleze që fillon me: “WHO TOLD YOU…” me qëllim përcjelljen e një mesazhi për burime të besueshme dhe një vështrim kritik mbi informacionin.

Të gjitha memet  e dërguara do të  shfaqen në Asamblenë e 28-të të ERYICAs. Fushata do të përfshijë një konkurs me memet dhe do të përzgjidhen 3 më të mirat, ku do të ndahen dhe çmime.


Ja ku është një shembull si duhet krijuar një meme:

Si të krijoni një #EYID meme;

  • Ngarkoni një fotografi ose zgjidhni  një model të gatshëm këtu ,  shkoni tek  “New post” sipër në anën e majtë të faqes dhe klikoni “Make a Meme”

  • Filloni të shkruani tekstin tuaj me sloganin “Who told you…”, e ndjekur nga një e pavërtetë

  • Vendosni hashtagun #checkyoursource and #EYID2017

  • Postoni memen tuaj në faqen e facebookut EYID ERYICA 

  • Etiketoni në Twiter @ERYICAYI, ose në Facebook  @ERYICA dhe në Instagram  @ERYICA

  • Vizitoni faqen në Facebook të EYID ERYICA për përditësime dhe për të festuar Ditën e Informimit të të Rinjve!

    Postoni memen tuaj der në 17 Prill 2017

Për informacione më të detajuara, ju lutem kontaktoni me Jessica Walken në  [email protected].