
Qendra Youth Act në bashkëpunim me organizatën Legambiente Albania zhvilluan sot ne kuadër të projektit “Të Rinjtë në Mbrojtje të Natyrës”, sesionet e trajnimeve mbi edukimin mjedisor me nxenesit e shkollës profesionale Karl Gega në Tiranë.
Trajnimet u fokusuan mbi klasifikimin e mbetjeve, pasojat e tyre, riciklimi dhe mbi legjislacionin përkatës kombëtar dhe atë Evropian. Gjatë sesioneve nxënësit u aktivizuan duke ndarë shembuj dhe ide konkrete se si mund të promovojnë riciklimim në shkollën e tyre.
Aktiviteti i projektit “Të rinjtë në Mbrojtje të Natyrës” u zbatua në kuadër të programit “Shoqëri civile shqiptare për një Mjedis Evropian në Shqipëri #ACHIEVE, i cili realizohet nga Qendra Rajonale e Mjedisit REC Shqipëri mbështetur nga @EuropianUnioninAlbania

Qendra Youthact